Politikë

Bushati: Procesi i integrimit në BE është i lidhur me transformimin e vendit

Në një fjalim të mbajtur për pjesëmarrësit e Shkollës Verore Evropiane, ministri Bushati ka folur për ecurinë e zbatimit të MSA-së dhe koordinimin e brendshëm mes aktorëve politik

Fatjon Cuka  | 27.09.2016 - Përdıtësım : 27.09.2016
Bushati: Procesi i integrimit në BE është i lidhur me transformimin e vendit ( Olsi Shehu - Anadolu Agency )

Tiranë

TIRANË (AA) - Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, procesin integrimit të vendit në Bashkimin Evropian e shikon të lidhur ngushtë me reformat dhe me transformimin e jetës ekonomike dhe shoqërore të vendit, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një fjalim të mbajtur për pjesëmarrësit e Shkollës Verore Evropiane në Kryesinë e Kuvendit të Shoqërisë, Bushati ka folur për ecurinë e zbatimit të MSA-së ( Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit), koordinimin e brendshëm mes aktorëve politik, rolin e Kuvendit të Shqipërisë në procesin e integrimit në BE, etj.

"Mendoj se Shqipëria nuk ka pasur probleme të një natyre të madhe për mënyrën se si është zbatuar MSA-ja. Mënyra e zbatimit të saj ka qenë përgjithësisht pozitive, por gjithmonë është i nevojshëm një koordinim më i mirë i brendshëm, ku më i domosdoshëm sot, ku vende të caktuara janë më të zëshme për problematika të caktuara. Shtete të caktuara vendosin edhe pretendime, ku nuk kanë të bëjnë domosdoshmërisht as me kriteret e Kopenahegenit as me standardet e legjislacionit evropian, prandaj është e nevojshme të kemi një koordinim shumë të mirë të brendshëm", ka deklaruar Bushati.

Gjithashtu ai ka theksuar se nevojitet edhe një rol më përcaktues i Kuvendit të Shqipërisë, veçanërisht Këshillit të Integrimit Evropian, për qëndrimet që duhen mbajtur në raport me kapitujt e negocimit me BE-në.

"Neve na duhet të ecim fort në procesin e reformave, me procesin e kompromisit politik, duke pasur shumë pak retorikë. Ne e shohim këtë proces të lidhur ngushtë me reformat, të lidhur ngushtë me stadin e demokratizimit dhe transformimit të jetës tonë ekonomike dhe shoqërore. Besoj se rruga jonë do të jetë e gjatë dhe e vështire, nuk do të jetë e shkurtër dhe e lehtë", ka theksuar në fund të fjalës së tij kryediplomati i Shqipërisë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın