Politikë

Dimitriev: Maqedonia është pjesë e zgjidhjes së krizës së emigrantëve në Evropë

Dimitriev ka theksuar se pret mbështetje konkrete dhe të qartë nga institucionet maqedonase, para se gjithash nga ushtria dhe policia, të cilët sipas tij kanë kosto të paplanifikuara për të trajtuar situatën me krizën e emigrantëve

Admir Fazlagikj  | 25.09.2016 - Përdıtësım : 25.09.2016
Dimitriev: Maqedonia është pjesë e zgjidhjes së krizës së emigrantëve në Evropë

Shkup

SHKUP (AA) - "Maqedonia është pjesë e zgjidhjes së kësaj krize, sepse 'rruga ballkanike' kalon nëpër vendin tonë. Unë pres që Bashkimi Evropian do të bëjë gjithçka që mundet në drejtim të parandalimit, si dhe në aspektin e komunikimit me Turqinë dhe vendet tjera potenciale nga vijnë emigrantët. Mirëpo, nëse ndodh një valë tjetër e krizës së emigrantëve, ne do të reagojmë në përputhje me rrethanat", ka deklaruar kryeministri i Maqedonisë, Emil Dimitriev për agjencinë MIA, pas Samitit "Migracioni përgjatë rrugës së Ballkanit", të mbajtur në Vjenë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Dimitriev në Samit ka theksuar se pret mbështetje konkrete dhe të qartë nga institucionet maqedonase, para se gjithash nga ushtria dhe policia, të cilët sipas tij kanë kosto të paplanifikuara për të trajtuar situatën me krizën e emigrantëve. 

Kryeministri Dimitriev ka theksuar se të gjitha vendet pjesëmarrëse në Samit shprehën qëndrimet e tyre, dhe Maqedonia e bëri të qartë se pret të ketë marrëveshje të qartë nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian. Ai ka shtuar se këto marrëveshje dhe politika do të zbatohet edhe nga Maqedonia, pasi që ky vend aspiron për anëtarësim në Bashkimin Evropian. 

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın