Politikë

Gjykata Penale e Shkupit: Punohet në të gjitha propozimet e parashtruara nga PSP

Prokuroria Speciale Publike gjatë ditës së djeshme ka parashtruar 17 akuza për 18 lëndë kundër gjithsej 49 personave fizik dhe shtatë juridik. Kërkohet masë e paraburgimit për 18 persona dhe masë e kujdesit për 47 persona të tjerë

Besar Ademi  | 30.06.2017 - Përdıtësım : 30.06.2017
Gjykata Penale e Shkupit: Punohet në të gjitha propozimet e parashtruara nga PSP

Shkup

SHKUP (AA) – Gjykata Penale e Shkupit 1 njoftoi se të gjitha propozimet e parashtruara nga Prokuroria Speciale Publike (PSP) për përcaktimin e masave për sigurimin e pranisë dhe masave për kujdes kundër shumë personave të përfshirë në propozime të ndryshme, veçmas janë shpërndarë për mbikëqyrje para këshillave penal të Gjykatës Penale të Shkupit dhe është duke u vepruar në to, transmeton Anadolu Agency (AA).

Nga atje thonë se duke marrë parasysh numrin e madh të propozimeve dhe personave të përfshirë në to, gjykatësit që veprojnë në këshillat janë duke dhënë përpjekje për të marrë vendime në afatin e paraparë ligjor.

Nga Gjykata Penale theksojnë se nuk mund të parashikohet sa kohë mund të zgjasë, pasi që sipas tyre, sjellja e vendimeve për të gjitha propozimet duhet fillimisht të përpunohen me shkrim dhe të dorëzohet deri te palët në procedurë. Gjykata Penale informoi se lëndët me titull “Total”, “Trevnik”, “Tifani”, “Titanik” dhe “Tortura” përmes shpërndarjes automatike janë ndarë në punë për vlerësimin e aktakuzës te gjykatësja Monika Bahçovanska, ndërsa lëndët që janë në kompetencë të Sektorit për krim të organizuar gjithashtu përmes shpërndarjes automatike janë dhënë te disa gjykatës.

Kujtojmë se Prokuroria Speciale Publike gjatë ditës së djeshme ka parashtruar 17 akuza për 18 lëndë kundër gjithsej 49 personave fizik dhe shtatë juridik. Kërkohet masë e paraburgimit për 18 persona dhe masë e kujdesi për 47 persona të tjerë. 

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın