Politikë

Hillary Clinton, gruaja e parë në histori e nominuar për presidente

Në Philadelphia po mbahet konventa e Partisë Demokratike në të cilën qysh në ditën e parë Clinton fitoi përkrahjen e 15 delegatëve nda Dakota e Jugut

Erkan Avci  | 27.07.2016 - Përdıtësım : 27.07.2016
Hillary Clinton, gruaja e parë në histori e nominuar për presidente

Washington

WASHINGTON (AA) – Ish-gruaja e parë dhe më vonë Sekretare shtetërore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe senatore e New Yorkut, Hillary Clinton edhe zyrtarisht është bërë gruaja e parë kandidate për presidente në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen më 8 nëntor, raporton Anadolu Agency (AA).

Në Philadelphia po mbahet konventa e Partisë Demokratike në të cilën qysh në ditën e parë Clinton fitoi përkrahjen e 15 delegatëve nda Dakota e Jugut që i mundësoi të tubojë 2.383 vota delegatësh me çka dhe zyrtarisht fitoi nominimin për kandidate presidenciale.

Në këtë mënyrë, Clinton u bë gruaja e parë që kandidohet për presidente të SHBA-ve.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın