Politikë

KQZ miraton disa vendime për zgjedhjet e 18 qershorit

Anëtarët e KQZ-së kanë miratuar vendimet, disa prej të cilave kanë qenë në lidhje me regjistrimin pranë këtij institucioni të disa partive politike

Fatjon Cuka  | 24.02.2017 - Përdıtësım : 24.02.2017
KQZ miraton disa vendime për zgjedhjet e 18 qershorit ( Olsi Shehu/AA )

Tiranë

TIRANË (AA) - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës së Shqipërisë gjatë mbledhjes së sotme ka miratuar disa vendime që lidhen me organizimin e zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare që do të mbahen më 18 qershor të këtij viti, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas diskutimeve, anëtarët e KQZ-së kanë miratuar vendimet, disa prej të cilave kanë qenë në lidhje me regjistrimin pranë këtij institucioni të disa partive politike për pjesëmarrjen në zgjedhje.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar vendimin për manualin e trajnimit të Komisionit të Zonës së Administrimit Zgjedhor, vendimin për modelet e dokumentacionit që do të përdoren nga Komisionet e Qendrave të Votimit, etj.

Kujtojmë se në Shqipëri aktualisht po vazhdon puna e një komisioni të posaçëm parlamentar për ndryshimet në kodin zgjedhor, ku priten të miratohen gjatë këtij sesioni parlamentar.

Ndërkohë që institucioni që do të menaxhojë procesin zgjedhor vazhdon me marrjen e vendimeve, opozita vazhdon protestën, më kërkesën për dorëheqjen e qeverisë aktuale dhe krijimin e qeverisë teknike, që do të organizojë zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.

Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri do të mbahen më 18 qershor 2017.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
KQZ
Bu haberi paylaşın