Politikë

KQZ miraton disa vendime për zgjedhjet parlamentare

KQZ ka miratuar strategjinë për edukimin zgjedhor të shtetasve për zgjedhjet parlamentare të qershorit dhe strategjinë e trajnimit të komisionarëve zgjedhorë

Fatjon Cuka  | 17.01.2017 - Përdıtësım : 18.01.2017
KQZ miraton disa vendime për zgjedhjet parlamentare

Tiranë

TIRANË (AA) - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës së Shqipërisë (KQZ), gjatë mbledhjes së sotme ka miratuar disa vendime që lidhen me organizimin e zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen më 18 qershor të këtij viti, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke njoftuar vendimet e KQZ-së, kryetari i këtij institucioni, Denar Biba, u shpreh së është miratuar strategjia për edukimin zgjedhor të shtetasve për zgjedhjet parlamentare të qershorit. Biba informoi se KQZ ka miratuar edhe strategjinë e trajnimit të komisionarëve zgjedhorë.

Strategjia për edukimin zgjedhor ka si qëllim që të informojë dhe sensibilizojë qytetarët për rëndësinë e ushtrimit të së drejtës së votës. Gjithashtu me anë të saj synohet inkurajimi i qytetarëve për pjesëmarrje në procesin zgjedhor.

Kryetari Biba theksoi se për zbatimin e strategjisë për edukimin zgjedhor të shtetasve do të angazhohen disa struktura të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

KQZ ka miratuar edhe projektvendimin për miratimin e strukturës së shpenzimeve buxhetore për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2017 dhe strukturën e personelit mbështetës, që do të punësohen për procesin e zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë.

Kujtojmë se në Shqipëri aktualisht po vazhdon puna e një komision të posaçëm parlamentar për ndryshimet në kodin zgjedhor, ku priten të miratohen gjatë këtij sesioni parlamentar që u hap dje.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın