Politikë

Kroaci, pritet dorëheqja e katër ministrave

Me dorëheqjen e katër ministrave të Most-it në Qeverinë e Andrej Plenkoviç, do të shmanget shqyrtimi i dorëheqjeve nga Gjykata Kushtetuese

Stipe Mayiç  | 28.04.2017 - Përdıtësım : 28.04.2017
Kroaci, pritet dorëheqja e katër ministrave Fotoreporter: Stipe Mayiç/AA

Zagreb

ZAGREB (AA) - Kryetari Kuvendit të Kroacisë dhe kreu i Most-it Bozho Petrov deklaroi se ministri Ivan Kovaçiç, por edhe tre ministrat tjerë të Qeverisë sot do të japin dorëheqje për të shmangur krizën kushtetuese, raporton Anadolu Agency (AA).

Me dorëheqjen e katër ministrave të Most-it në Qeverinë e Andrej Plenkoviç, do të shmanget shqyrtimi i dorëheqjeve nga Gjykata Kushtetuese, të cilat i kërkoi kryeminstri Andrej Plenkoviç në përputhje me Kushtetutën.

"Ne më nuk jemi pjesë e kësaj qeverie dhe me këtë veprim tregojmë se brengosemi për karriget, sikur edhe vitin e kaluar kur HDZ rrëzoi qeverinë e saj, por ne duam të tregojmë se brengosemi për kushtetutën kroate. Kur kryeministri nuk i përmbahet Kushtetutës, as vlerave demokratike as demokracisë parlamentare, ne me këtë veprim parandalojmë krizën kushtetuese të prodhuar nga Andrej Plenkoviç dhe të tregojnë përgjegjësi ndaj qytetarëve kroatë", tha Petrov në një deklaratë për media në Parlament.

Ai tha se Plenkoviç me shkarkimin e ministrave ka rrëzuar qeverinë dhe tha se ka shumicë të re parlamentare, kurse Petrov i bëri thirrje të dëshmojë se kjo nuk është gënjeshtër, përndryshe do të jetë përgjegjës për krizën politike, paqëndrueshmërinë në vend dhe zgjedhjet e reja parlamentare.

"Most gjithmonë do të luftojë kundër krimit në Agrokor, të cilën me këtë veprim, e mbrojnë Andrej Plenkoviç dhe Zdravko Mariç", tha ai.

Petrov bëri të ditur se në rendin e ditës së Parlamentit do të përfshihet edhe pika për shkarkimin e tij kur t'i vijë radha, por vetëm vetëm pas debatit për ministrin e Financave Zdravko Mariç dhe kompaninë Agrokor. 

Ministri i Brendshëm Vllaho Orepiç ka anuluar aktivitetet e paralajmëruara për sot si dhe ministri i Drejtësisë Ante Shpërlje, ministri Slaven Dobroviç dhe ministri Ivan Kovaçiç.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.