Politikë

Kryeparlamentari Xhaferi njofton presidentin Ivanov për shumicën parlamentare

Të enjten është dërguar një letër në adresë të presidentit të shtetit, në të cilën njoftohet për rrethanat e reja të krijuara në Kuvend

Bekim Laci  | 04.05.2017 - Përdıtësım : 04.05.2017
Kryeparlamentari Xhaferi njofton presidentin Ivanov për shumicën parlamentare Fotoreporter: Besar Ademi/AA

Shkup

SHKUP (AA) – Kryetari i ri i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi ka njoftuar presidentin e vendit Gjorge Ivanov se është formuar shumica parlamentare dhe se është zgjedhur kryetari i Kuvendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç thuhet në njoftimin nga kabineti i kryeparlamentarit, të enjten është dërguar një letër në adresë të presidentit të shtetit, në të cilën njoftohet për rrethanat e reja të krijuara në Kuvend.

“Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi përmes një letre ka njoftuar presidentin e shtetit Gjorge Ivanov se është formuar shumicë parlamentare dhe se është zgjedhur kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë”, thuhet në kumtesë, në të cilën theksohen pritjet që presidenti Ivanov të veprojë në përputhje me Kushtetutën e vendit.

Ndërkohë, Ndërmarrja Publike “Gazeta Zyrtare" e Republikës së Maqedonisë sot njoftoi se ka pranuar një kërkesë për shpalljen e vendimit për zgjedhjen e kryeparlamentarit të ri, i cili siç thonë do të publikohet në numrin e parë i cili do të dalë javën e ardhshme.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın