Politikë

Kuvendi shkarkon Prokurorin Publik të Maqedonisë

Në votimin për shkarkimin e Prokurorit Publik nuk morën pjesë deputetët e opozitës maqedonase, ata të VMRO-DPMNE-së

Besar Ademi  | 17.08.2017 - Përdıtësım : 17.08.2017
Kuvendi shkarkon Prokurorin Publik të Maqedonisë

Shkup

SHKUP (AA) – Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në vazhdimin e seancës së gjashtë, me 64 vota “pro” dhe asnjë kundër ka votuar për shkarkimin e Prokurorit Publik, Marko Zvrlevski, raporton Anadolu Agency (AA). 

Në votimin për shkarkimin e Prokurorit Publik nuk morën pjesë deputetët e opozitës maqedonase, ata të VMRO-DPMNE-së. Ata konsiderojnë se shkarkimi i kryeprokurorit është vendim i paligjshëm. 

Seanca e gjashtë për shkarkimin e Prokurorit Publik të Maqedonisë në Dhomën ligjvënëse është debatuar gati një muaj. Deputetët e VMRO-DPMNE-së me replika dhe kundër-replika pamundësonin një gjë të tillë. 

Propozimi i qeverisë për shkarkimin e kryeprokurorit u vendos në debat në Kuvend më 12 korrik, ndërsa debati vazhdoi deri dje kur deputetët e VMRO-DPMNE-së u tërhoqën nga debati.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.