Politikë

Lulzim Basha rizgjidhet kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë

Kreu aktual Lulzim Basha arriti të sigurojë 91 për qind të votova, përballë kandidatit tjetër Eduard Selami

Fatjon Cuka  | 23.07.2017 - Përdıtësım : 24.07.2017
Lulzim Basha rizgjidhet kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë Fotoreporter: Olsi Shehu / AA

Tiranë

TIRANË (AA) - Lulzim Basha është rizgjedhur kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë (PD) për një mandat katër vjeçar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave zyrtare nga Komisioni Qendror Elektoral në PD në të 12 qarqet e vendit, dje votuan 59.766 anëtarë, nga 103.952 anëtarë ose 57.5 për qind e anëtarësisë së Partisë Demokratike. Kreu aktual Lulzim Basha arriti të sigurojë 91 për qind të votova, përballë kandidatit tjetër Eduard Selami. 

Në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit PD mbeti përsëri në opozitë, duke siguruar vetëm 43 mandatë në Kuvendin e Shqipërisë, ndërsa strukturat drejtuese të kësaj force politike vendosën organizimin e zgjedhjeve për kreun e ri të PD-së, që u mbajtën gjatë ditës së djeshme.

Basha është zgjedhur në vitin 2013 në krye të Partisë Demokratike, partisë më të madhe të opozitës në Shqipëri duke zëvendësuar atë vit ish-kryeministrin e vendit Sali Berisha. 

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın