Politikë

Maqedoni, Ligji për gjuhët do të votohet të enjten

Në mungesë të numrit të mjaftueshëm prej 61 deputetësh, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi tha se propozimet në fjalë do të votohen të enjten në ora 12:00

Bekim Laci  | 09.01.2018 - Përdıtësım : 09.01.2018
Maqedoni, Ligji për gjuhët do të votohet të enjten Foto: Bekim Laci / AA

Shkup

SHKUP (AA) - Ligji për përdorimin e gjuhëve do të votohet të enjten, pasi paraprakisht, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në vazhdimin e sotëm të punimeve për vitin 2018, nuk krijoi kuorumin e nëvojshëm që i njëjti të mund të miratohet, raporton Anadolu Agency (AA). 

Me caktimin e pesë seancave plenare, Kuvendi filloi punimet për vitin 2018, me një axhendë të ngjeshur të propozim ligjeve të paralajmëruara për muajin e parë të vitit, mirëpo pas përpjekjeve dy orëshe, Kuvendi nuk arriti kuorumin e nevojshëm prej 61 deputetësh, në mënyrë që të votojë ligjet. 

Në kuadër të seancës së 27-të plenare, kaloi pa debat propozimi i presidentit Gjorge Ivanov, që Osman Kadriu dhe Darko Kostadinovski të emërohen për gjykatës të rinj të Kushtetueses, ndërkohë që një gjë e tillë vlen edhe për propozim-ligjin për përdorimin e gjuhëve. 

Në mungësë të numrit të mjaftueshëm prej 61 deputetësh, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi tha se propozimet në fjalë do të votohen të enjten në ora 12:00. 

Pas pauzës së caktuar, në orët e pasdites, Kuvendi pritet të debatojë për pikat e seancës së 26-të, ku në rend dite janë ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor, me procedurë të shkurtuar, të seancës së 22-të, ku në rend dite janë ndryshimet dhe plotësimet e ligjit për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe Propozim ligji për ndërprerjen e vlefshmërisë së Ligjit për Këshillin për verifikimin e fakteve dhe ngritjen e procedurës për caktimin e përgjegjësisë për gjykatës, të dyja me procedurë të shkurtuar. 

Për sot janë caktuar edhe vazhdimet e seancave të 11-të, 13-të dhe 15-të, me pika të ndryshme të rendit të ditës.

Punimet e Kuvendit vazhdojnë të bojkotohen nga partia më e madhge opozitare, VMRO-DPMNE, kryetari i së cilës, Hristijan Mickoski, në një deklaratë për mediat të martën tha se vazhdon bojkoti i Kuvendit, “nga shkaku i mungesës së ambientit demokratik", pasi siç tha "12 për qind e deputetëve të tyre, ndodhen në paraburgim".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın