Politikë

Mbahet në Durrës takimi i kryeministrave të vendeve të Ballkanit Perëndimor

Në takimin një ditor të organizuar nga kryeministri shqiptar, Edi Rama, kanë arritur të gjithë kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor, komisioneri Johannes Hahn dhe zëvendëspresidenti i Bankës Botërore, Cyril Muller

Besar Ademi  | 26.08.2017 - Përdıtësım : 26.08.2017
Mbahet në Durrës takimi i kryeministrave të vendeve të Ballkanit Perëndimor Fotoreporter: Besar Ademi / AA

Tiranë

DURRËS (AA) – Në Durrës të Shqipërisë mbahet takimi joformal i shefave të Qeverive të vendeve të Ballkanit Perëndimor, i cili ka për qëllim thellimin e integrimit rajonal me theks të veçantë në ekonomi dhe tregti, raporton Anadolu Agency (AA).

Në takimin një ditor të organizuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kanë arritur të gjithë kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë edhe komisionerin evropian për Politikat e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn dhe zëvendëspresidenti i Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendore, Cyril Muller.

Takimi përbëhet nga sesione të ndryshme pune, gjatë të cilave do të diskutohen tema si tregtia, shërbimet, investimet dhe ekonomia digjitale.

Pritet që të diskutohet dhe të garantohet angazhimi maksimal në nivel të lartë në drejtim të zbatimit të Planit Shumëvjeçar të Veprimit për Zonën Ekonomike Rajonale për të cilin u ra dakord në Samitin e Triestes.

Pas sesionit të parë, kryeministri Rama dhe komisioneri Hahn do të adresohen në një konferencë për media, pas së cilës do të vijojë dreka e përbashkët së bashku me Muller, kryeministrin në detyrë të Kosovës, Isa Mustafa, kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev, kryeministren serbe, Ana Brnabiç, kryeministrin malazez, Dushko Markoviç dhe kryetarin e Këshillit të Ministrave të Bosnje e Hercegovinës, Denis Zvizdiç, do të marrin pjesë në një drekë të përbashkët.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.