Politikë

Ministri Ahmetaj: Kemi konsoliduar rritjen ekonomike

Është mbajtur sot në Tiranë konferenca e përbashkët për mediat e ministrit të Financave, shefes së Misionit të FMN-së, dhe guvernatorit të Bankës së Shqipërisë

Fatjon Cuka  | 24.01.2017 - Përdıtësım : 24.01.2017
Ministri Ahmetaj: Kemi konsoliduar rritjen ekonomike

Tiranë

TIRANË (AA) - Ka përfunduar sot programi i rishikimit të nëntë dhe dhjetë i qeverisë shqiptare me Fondin Monetar Ndërkombëtar. Në këtë kuadër është mbajtur sot në Tiranë konferenca e përbashkët për mediat e ministrit të Financave, Arben Ahmetaj, shefes së Misionit të FMN-së, Anita Tuladhar dhe guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministri Ahmetaj u shpreh gjatë fjalës së tij se gjatë tre viteve të fundit programi me FMN-në ka qenë një nxitës i rëndësishëm për të gjithë programin qeveritar dhe sidomos për reformat në fushën e financave publike.

"Për të tretin vit radhazi kemi konsoliduar rritjen ekonomike. Rikonfirmojmë projeksione për mbylljen e vitit 2016 me një rritje prej 3.4 për qind të PBB-së. Rritja reflekton kryesisht rritjen e kërkesës së brendshme, si konsumin final ashtu dhe investimet totale në ekonomi. Gjithashtu si rezultat i politikës fiskale si dhe një sërë reformash strukturore që janë ndërmarrë në sektorë kyç si energjia, pensionet, menaxhimi i financave publike, reforma e administratës publike, reforma në pushtetin vendor dhe reforma në administrimin fiskal, është arritur rimëkëmbja e rritjes ekonomike, rritja e punësimit dhe ulja e papunësisë", u shpreh Ahmetaj. 

Tuladhar theksoi se misioni diskutoi edhe për prioritetet e politikave në kuadër të monitorimit, ku sipas saj programi ekonomik vazhdon të ecë sipas planit.

Ndërsa guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, u shpreh se rrritja ekonomike ka ardhur në përmirësim gjatë viteve të fundit, e mbështetur nga kombinimi i stimulit monetar me konsolidimin fiskal. 

Sipas tij Shqipëria ka bërë progres të dukshëm në forcimin e ekuilibrave të tjerë ekonomikë dhe financiarë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın