Politikë

Ministri britanik Duncan për vizitë në Maqedoni dhe Mal të Zi

Ministri Shtetëror britanik për Evropën dhe Amerikën, Alan Duncan ka thënë se shteti i tij mbështet anëtarësimin e Maqedonisë dhe Malit të Zi në Bashkimin Evropian dhe NATO

İnci Gündağ  | 22.02.2017 - Përdıtësım : 23.02.2017
Ministri britanik Duncan për vizitë në Maqedoni dhe Mal të Zi

Londër

LONDËR (AA) - Ministri Shtetëror britanik për Evropën dhe Amerikën, Alan Duncan ka thënë se shteti i tij mbështet anëtarësimin e Maqedonisë dhe Malit të Zi në Bashkimin Evropian dhe NATO, duke shtuar se, megjithatë, në këto shtete nevojiten disa reforma për anëtarësimin e tyre, raporton Anadolu Agency (AA).

Duncan, i cili do të qëndrojë për vizitë zyrtare dyditore në Maqedoni dhe Mal të Zi, ka dhënë një deklaratë me shkrim para vizitës.

Ai ka theksuar se Ballkani Perëndimor, ku bëjnë pjesë këto dy shtete, është i një "rëndësie kyçe" për Britaninë.

"Jemi të vendosur të luajmë rol aktiv dhe mbështetës në këtë rajon. Gëzohem që vizita ime do të prodhojë mundësi të reja për të ardhmen në fushën e sigurisë, mirëqenies dhe reformave", është shprehur Duncan.

"Prej një kohe të gjatë, mbështesim edhe Maqedoninë, edhe Malin e Zi, në rrugën e tyre drejt anëtarësimit në BE dhe NATO", ka vënë në pah Duncan, duke shtuar se në këtë drejtim, në të dy vendet duhet shënuar avancim të rëndësishëm në reforma.

Duke nënvizuar se e dinë se para të dy shteteve ekzistojnë disa probleme, Duncan ka thënë se në kuadër të vizitës do të marrin mendimet e shoqërisë civile dhe politikanëve në lidhje me kontributet që Britania mund t'i bëjë në stabilitetin, sigurinë dhe mirëqenien e këtyre shteteve.

Në kuadër të vizitës në Maqedoni, Duncan ka deklaruar se do të takohet me presidentin e shtetit Gjorge Ivanov dhe liderët e partive politike, ndërsa në Mal të Zi me kryeministrin e vendit, ministrin e Jashtëm dhe ministrin e Evropës.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.