Politikë

Nishani dekreton ministrat, pritet votimi në Kuvendin e Shqipërisë

Dekretet e Nishanit pritet të votohen në seancën e radhës së Kuvendit të Shqipërisë, ndërsa pas betimit në Presidencën e Shqipërisë, ministrat e rinj do të fillojnë zyrtarisht detyrën

Fatjon Cuka  | 20.03.2017 - Përdıtësım : 20.03.2017
Nishani dekreton ministrat, pritet votimi në Kuvendin e Shqipërisë

Tiranë

TIRANË (AA) - Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, ka dekretuar sot emërimin e katër ministrave të rinj. Dekretet për emërimin e ministrave janë publikuar sot në uebfaqen zyrtare të Presidencës së Shqipërisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Për postin e ministrit të Punëve të Brendshme, është emëruar Fatmir Xhafaj, aktualisht kryetar i Komisionit të Ligjeve në Kuvendin e Shqipërisë, në postin e ministres së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Olta Xhaçka, deputete e PS-së, në postin e ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, dhe në postin e ministrit të Pushtetit Vendor, Eduard Shalsi, kryetar i Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese në Kuvendin e Shqipërisë.

Dekretet e Nishanit pritet të votohen në seancën e radhës së Kuvendit të Shqipërisë, ndërsa pas betimit në Presidencën e Shqipërisë, ministrat e rinj do të fillojnë zyrtarisht detyrën.

Nishani gjatë një konferencë mbrëmë për mediat kundërshtoi kandidaturën e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, por ai theksoi se nuk ja lejon Kushtetuta refuzimin e dekretimit.

Ndryshimet në qeverinë vijnë vetëm disa muaj para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare, që janë caktuar më 18 qershor 2017. Gjithashtu ndryshimet ndodhën në një kohë kur opozita po vazhdon protestën e saj që prej datës 18 shkurt, me kërkesën për dorëheqjen e qeverisë dhe krijimin e qeverisë teknike për organizmin e zgjedhjeve të përgjithshme.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın