Politikë

Në Kampusin e Universitetit të Prishtinës nuk u gjetën mbetje mortore

Prokuroria Speciale konfirmoi se pas përfundimit të gërmimeve vlerësuese për varreza të dyshuar në Kampusin e Universitetit të Prishtinës, nuk janë gjetur mbetje mortore

Sibel Vezaj  | 28.07.2016 - Përdıtësım : 29.07.2016
Në Kampusin e Universitetit të Prishtinës nuk u gjetën mbetje mortore

Prishtinë

PRISHTINË (AA) - Prokuroria Speciale ka konfirmuar se pas përfundimit të gërmimeve vlerësuese për varreza të dyshuar në Kampusin e Universitetit të Prishtinës, afër kishës Ortodokse në Prishtinë, nuk janë gjetur mbetje mortore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), në një njoftim zyrtar njoftoi opinionin se pas përfundimit të gërmimeve vlerësuese në 3 pika në hapësirën e kampusit tё Universitetit tё Prishtinës, nuk janë gjetur mbetje mortore.

Ekzekutimi i kësaj urdhërese është bërë me pjesëmarrjen e Departamentit të Mjekësisë ligjore (DML), Njësisë Hetimore pёr Krime Lufte dhe Persona tё Zhdukur (NJHKLPZH) dhe Komisionit Qeveritar pёr Persona tё Zhdukur (KQPZH),ku po ashtu ka asistuar edhe Komuna e Prishtinёs.

“Çdo informacion tё ri, nё çdo lokacion, PSRK-ja do ta vlerësojë nё përputhje me kërkesat ligjore, e pastaj do tё veprohet sipas kompetencave dhe obligimeve që ka Prokurori i Shtetit. Informacionet mund të përcillen nё sektorin e hetimit të krimeve të luftës dhe personave të zhdukur pranë policisë së Kosovës dhe tё EULEX-it, ose drejtpërsëdrejti nё Prokurorinë Speciale tё Republikës sё Kosovës”, thuhet në njoftim nga PSRK.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.