Politikë

Opozita në Shqipëri vazhdon protestën, bojkoton Kuvendin

Kryeministri Edi Rama ka kundërshtuar kërkesat e opozitës, gjatë fjalës së tij në seancën parlamentare

Fatjon Cuka  | 23.02.2017 - Përdıtësım : 24.02.2017
Opozita në Shqipëri vazhdon protestën, bojkoton Kuvendin ( Olsi Shehu/AA )

Tiranë

TIRANË (AA) - Opozita në Shqipëri vazhdon protestën kundër qeverisë, ndërsa deputetët e saj kanë bojkotuar seancën e sotme parlamentare, raporton Anadolu Agency (AA).

Protesta e organizuar në çadrën e vendosur në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", përpara selisë së Këshillit të Ministrave, ka hyrë në ditën e gjashtë, ndërsa sot i është bashkuar me një fjalim edhe ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, i cili njëkohësisht është edhe deputet i Partisë Demokratike.

Pjesë e protestës sot është bërë edhe lideri i opozitës Lulzim Basha, njëkohësisht kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë, i cili ka këmbëngulur në kërkesën e tij për krijimin e qeverisë teknike.

"Të rreshtohemi të gjithë, qytetarë të lirë të Shqipërisë në këtë betejë për të sotmen dhe nesërmen. Partia Demokratike e ka bërë punën e saj në Parlament dhe jemi krenarë për ndryshimet kushtetuese që i hapën rrugë një drejtësie të pavarur, që nuk mbron, por lufton krimin dhe korrupsionin", u shpreh Basha. 

Ndërsa kryeministri Edi Rama ka kundërshtuar kërkesat e opozitës, gjatë fjalës së tij në seancën parlamentare. 

"Pa reformën në drejtësi, që fillon me vetingun (kontrolli në sistemin e drejtësisë), dhe pa vetingun, nuk ka mundësi që të kemi reformën që kemi projektuar dhe nuk mund të ketë më shumë ekonomi, më shumë punësim, investime të huaja dhe mirëqenie, për arsyen se këta armikun më të madh në vend kanë drejtësinë ose mungesën e drejtësisë. Opozita ka humbur kohë duke u kapur pas hijes së saj. Ata që i thërrasin njerëzit në protestë, nuk kanë lidhje me misionin tonë, nuk kanë lidhje me qëllimet tona."

Protesta e opozitës filloi të shtunën e kaluar, me kërkesën për dorëheqjen e qeverisë aktuale, drejtuar nga kryeministri Edi Rama dhe krijimin e një qeverie teknike që do të organizojë zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të qershorit. 

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın