Politikë

Osmani: Vetëm konsensusi politik dhe etnik zhbllokon integrimet

“Duhet ta ndajmë këtë në projekt mbi-etnik, mbi-partiak dhe në një mënyrë në projekt mbi-nacional. Në shembullin e shteteve tjera kjo është e vetmja mënyrë për të bërë një thyerje substanciale drejt integrimit në BE”

Besar Ademi  | 21.07.2017 - Përdıtësım : 22.07.2017
Osmani: Vetëm konsensusi politik dhe etnik zhbllokon integrimet Fotoreporter: Besar Ademi/AA

Shkup

SHKUP (AA) – Në hapësirat e Sekretariatit për Çështje Evropiane të Qeverisë së Maqedonisë u mbajt tribunë kushtuar Planit 3-6-9 me të cilin qeveria u obligua për prioritete urgjente reformuese dhe zbatimin e tyre. Zv/kryeministri për Çështje Evropiane i Maqedonisë, Bujar Osmani, në praninë e përfaqësuesve të sektorit civil, prezantoi mekanizmat për koordinim dhe ndjekjen e zbatimit të këtij plani, raporton Anadolu Agency (AA).

Osmani theksoi se periudha nga formimi i Qeverisë së re të Maqedonisë deri më tani ishte e përkushtuar në rikthimin e vendit në rrugën euro-integruese. Sipas tij, kjo periudhë është sfhrytëzuar për të koordinuar hapat e mëtejshme për të debllokuar procesin e euro-integrimit.

“Duhet ta ndajmë këtë në projekt mbi-etnik, mbi-partiak dhe në një mënyrë në projekt mbi-nacional. Në shembullin e shteteve tjera kjo është e vetmja mënyrë për të bërë një thyerje substanciale drejt integrimit në Bashkimin Evropian”, u shpreh Osmani.

Ai bëri të ditur se në tremujorin e parë, plani parasheh 73 masa në gjithsej 11 fusha, kryesisht në gjyqësor, pastaj në zgjedhjet lokale dhe në Kuvend. Osmani kërkoi edhe mbështetjen e opozitës dhe sektorit civil në zbatimin e këtij plani, sipas tij, i domosdoshëm për një Maqedoni evropiane.

“Ajo çfarë është mirë është se edhe vet opozita votoi për integrim në Bashkimin Evropian. Thirrja jonë është të bëhemi bashkëautorë të këtij plani, t’i ndajmë përgjegjësitë, por edhe meritat. Nuk duam ne ta mbajmë këtë proces vetëm si të qeverisë. Ky është proces i gjithë shoqërisë. Secila qeveri dhe secila parti politike në mandatin e vet ka vendosur një gur më tepër në atë rrugë drejt integrimit. Nuk ka zgjidhje për të thyer këtë bllokim të integrimeve, përveç një konsensusi përfshirës politik, etnik, partiak në këtë drejtim”, deklaroi Osmani.

Ndërkaq, Ardita Abazi-Imeri nga Instituti për Politika Evropiane, e cila ishte e pranishme në tribunë, theksoi se në koordinim me një grup prej 70 organizatave joqeveritare është përgatitur një dokument në të cilën janë hartuar masa prioritare në disa fusha për reforma urgjente. Ajo theksoi se vërejtje ndaj planit qeveritar 3-6-9 është kyçja e shoqërisë civile në monitorim dhe konsultim të zbatimit të tij. 

“Ne shumicën e këtyre masave e kemi parë në Planin 3-6-9 të qeverisë, mirëpo mendojmë se ky plan mund të zgjerohet edhe më tepër. Qeveria mund të parasheh pikë së pari mjete formale në këtë plan që si ta kyç shoqërinë civile në monitorim dhe konsultim për zbatimin e planit të cilin ne e parashohim edhe si masë”, deklaroi Abazi, duke shtuar se qeveria aktuale është e hapur për bashkëpunim. 

Plani 3-6-9 është miratuar në fillim të këtij muaji, bazuar në programin e Qeverisë, Marrëveshjen e Përzhinos, Raportin e Pribres, të Komisionit të Venedikut, Komisionit të Grekos, si dhe rekomandimeve OSBE-ODIHR.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın