Politikë

Parlamenti i Britanisë miraton zgjedhjet e parakohshme

Në votimin e mbajtur në Dhomën e Ulët të Parlamentit Britanik, 13 deputetë votuan kundër zgjedhjeve të parakohshme, kurse 522 pro

Tayfun Salcı  | 19.04.2017 - Përdıtësım : 19.04.2017
Parlamenti i Britanisë miraton zgjedhjet e parakohshme

Londër

LONDËR (AA) - Parlamenti i Britanisë ka miratuar vendimin e qeverisë për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në vend, raporton Anadolu Agency (AA).

Në votimin e mbajtur në Dhomën e Ulët të Parlamentit Britanik, 13 deputetë votuan kundër zgjedhjeve të parakohshme, kurse 522 pro.

Ndërkaq, Partia Nacionale Skoceze (SNP) paraprakisht kishte njoftuar se nuk do të merrte pjesë në votim.

Me miratimin nga Dhoma e Ulët, zgjedhjet e përgjithshme në Britani, që në kushte normale parashiheshin të mbaheshin në vitin 2020, do të mbahen më 8 qershor të këtij viti.

Kryeministrja britanike, Theresa May, përmes një deklarate të befasishme gjatë ditës së djeshme deklaroi se kanë marrë vendimin për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në vend.

Për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme, nevojitej që në Dhomën e Ulët të merrej pëlqimi i dy të tretës së deputetëve, që gjithsej numërojnë 650.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.