Politikë

Presidenti Meta dekreton Ramën kryeministër të Shqipërisë

Rama në fund të muajt gusht prezantoi kabinetin e ri qeveritar, që pritet të votohet në Kuvendin e Shqipërisë

Fatjon Cuka  | 09.09.2017 - Përdıtësım : 10.09.2017
Presidenti Meta dekreton Ramën kryeministër të Shqipërisë

Tiranë

TIRANË (AA) - Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka dekretuar emërimin e kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, kryeministër të Republikës së Shqipërisë, raporton Anadolu Agency (AA). 

Dekreti i firmosur sot është publikuar nga zyra e shtypit e Presidencës së Shqipërisë. 

Rama në fund të muajit gusht prezantoi kabinetin e ri qeveritar, që pritet të votohet në Kuvendin e Shqipërisë. 

Kështu në postin e zëvendëskryeministres është propozuar Senida Mesi, deputete e Shkodrës, ndërsa qeveria do ketë edhe dy ministra shteti, konkretisht Pandeli Majko, ministër shteti për Shqiptarët Jashtë Kufijve dhe Sonila Qato ministre shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrësve. Për ministër të Brendshëm është propozuar Fatmir Xhafaj, Ditmir Bushati, ministër i Jashtëm, Olta Xhaçka, ministre e Mbrojtjes, Etilda Gjonaj propozohet në postin e ministres së Drejtësisë, Mirela Kumbaro do të drejtojë përsëri Ministrinë e Kulturës, Arben Ahmetaj do të drejtojë Ministrinë e Financave, Ekonomisë dhe Punës, Lindita Nikolla, ministre e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Ogerta Manastirliu, propozohet ministre e Shëndetësisë dhe Kujdesit Social, Damian Gjiknuri, ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Niko Peleshi, ministër Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Blendi Klosi ministër i Turizmit dhe Mjedisit. 

Programi dhe qeveria e re e drejtuar nga kryeministri Edi Rama pritet të votohet në seancën parlamentare të ditës së hënë. 

Kujtojmë se Partia Socialiste e Shqipërisë, fitoi zgjedhjet parlamentare që u mbajtën më 25 qershor të këtij viti, duke fituar 74 deputetë në Kuvendin e Shqipërisë, i përbërë nga 140 deputetë. 

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın