Politikë

Qeveria e Kosovës miraton Projektligjin e Buxhetit për vitin 2018

Projektbuxheti parasheh të hyra të përgjithshme në vlerën prej 1 miliard e 829 milionë euro dhe se shpenzimet do të kapin shifrën prej 2 miliardë e 82 milionë euro

Sibel Vezaj  | 31.10.2017 - Përdıtësım : 31.10.2017
Qeveria e Kosovës miraton Projektligjin e Buxhetit për vitin 2018 Burimi: Qeveria e Kosovës

Prishtinë

PRISHTINË (AA) - Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar Projektligjin për Buxhetin për vitin 2018, i cili është në vlerë prej 1 miliard e 829 milionë eurosh, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një njoftim nga Zyra e Kryeministrit bëhet e ditur se Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme të drejtuar nga kryeministri Ramush Haradinaj ka miratuar Projektligjin për Buxhetin për vitin 2018, i cili do të procedohet për shqyrtim dhe miratim në Kuvend.

“Projektligji përcakton Buxhetin dhe me miratimin e tij do të bëhet i detyrueshëm për të gjitha institucionet që përfshihen në këtë Buxhet të Republikës së Kosovës për vitin 2018”, thuhet në njoftim.

Gjatë mbledhjes kryeministri Haradinaj ka shprehur falënderimin për angazhimin e Ministrisë së Financave në përgatitjen e Draft-buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2018, i cili sipas tij, siguron qëndrueshmëri të zhvillimit ekonomik të Kosovës.

Kurse ministri i Financave Bedri Hamza ka vlerësuar se ky buxhet do të sigurojë qëndrueshmëri të rritjes ekonomike të vendit, mbështetje të veprimtarive ekonomike, rritje të transfereve sociale dhe rritje te investimeve kapitale.

Në njoftim bëhet e ditur se projektbuxheti parasheh të hyra të përgjithshme në vlerën prej 1 miliard e 829 milionë euro dhe se shpenzimet do të kapin shifrën prej 2 miliardë e 82 milionë euro.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.