Politikë

Qeveria kroate duhet të propozojë ministra të rinj në afat prej 30 ditësh

Katër ministra janë shkarkuar, kurse detyrën e tyre e kryejnë sekretarët shtetërorë, një periudhë tranzicioni që nuk duhet të zgjasë më shumë se 30 ditë

Stipe Mayiç  | 11.05.2017 - Përdıtësım : 12.05.2017
Qeveria kroate duhet të propozojë ministra të rinj në afat prej 30 ditësh Fotoreporter: Stipe Mayiç/AA

Zagreb

ZAGREB (AA) - Në Qeverinë e Kroacisë janë shkarkuar nga detyra katër ministra, kurse detyrën e tyre e kryejnë sekretarët shtetërorë, një periudhë tranzicioni që nuk duhet të zgjasë më shumë se 30 ditë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në këtë periudhë duhet që në Parlament të propozohen ministra të rinj, konsiderojnë ekspertët kushtetues të cilët sot u takuan në parlament për të dhënë rekomandime të bazuara në kushtetutë.

Komisioni për Kushtetutë, rregulloren e punës dhe Sistemin Politik sot mbajti seancën e tij të 18 tematike me titull "Diskutim për afatin e arsyeshëm kushtetues për propozimin dhe besimin e ministrave të rinj në Qeverinë kroate".

Në seancë nuk ka marrë pjesë përfaqësuesi i Bashkësisë Demokratike Kroate (HDZ) Milorad Pupovac dhe disa anëtarë të cilët shprehën zyrtarisht mbështetjen e tyre ndaj shumicës aktuale parlamentare.

Kryetari i Komisionit Robert Podolnjak nga Most-i ka theksuar se e ka thirrur takimin me këtë temë, për shkak se "të gjitha çështjet kushtetuese janë shfaqur që nga 27 prilli, kur kryeministri shkarkoi disa ministra".

Podolnjak konsideron se atëherë janë ngritur çështje kushtetuese për shkarkimin e tyre.

Të katër ministritë tani udhëhiqen nga sekretarët shtetërorë të cilët janë përgjegjës para Kryeministrit dhe Qeverisë, por nuk janë përgjegjës para Parlamentit si ministra, thotë Podolnjak.

Në seancën e këshillit morën pjesë katër ekspertë, profesorë nga katë katedra nga fusha e të drejtës kushtetuese të cilët ranë dakord se pas shkarkimit, ministrat e rinj duhet të propozohen në Kuvend në afat prej 30 ditësh, sa është periudha për deklarimin e mbështetjes të çdo qeverie pas zgjedhjeve.

Disa ekspertë besojnë se kushtetuta duhet të përcaktojë qartë nëse mundet apo nuk mundet të shkarkojë kryeministri ministrat pa pëlqimin e Parlamentit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın