Politikë

Rama: Fitorja e Partisë Socialiste është e Shqipërisë

Kryeministri i Shqipërisë dhe kryetari i PS-së, Edi Rama, në fjalimin para mbështesve të partisë që ai drejton theksoi se populli ka zgjedhur Partinë Socialiste për të udhëhequr vendin në këtë mision si fuqi e vetme qeverisëse

Fatjon Cuka  | 27.06.2017 - Përdıtësım : 28.06.2017
Rama: Fitorja e Partisë Socialiste është e Shqipërisë ( Olsi Shehu - Anadolu Agency )

Tiranë

TIRANË (AA) - Partia Socialiste e Shqipërisë (PS), e cila fitoi zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit ka organizuar sot aktivitetin festiv në sheshin "Skënderbeu", në Tiranë, ku simpatizantët e kësaj force politike janë mbledhur së bashku për të festuar, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryeministri i Shqipërisë dhe kryetari i PS-së, Edi Rama, në fjalimin para mbështesve të partisë që ai drejton theksoi se populli ka zgjedhur Partinë Socialiste për të udhëhequr vendin në këtë mision si fuqi e vetme qeverisëse.

"Shqipëria ka folur troç. Shqiptarët kanë vendosur me një votë qartësisht kuq e zi. Ata kanë zgjedhur të ardhmen dhe na kanë thënë të gjithëve se Shqipëria që duam është mbi të majtën dhe të djathtën, shteti që duam është i qytetarëve dhe jo i pushtetarëve. Misioni i të zgjedhurve është puna për Shqipërinë dhe mirëqenia për shqiptarët, jo politika e kacafytjeve për partitë dhe interesave për pushtetarët. Sfidat e Shqipërisë sot nuk janë sfida socialiste apo sfida demokrate, por janë sfida shqiptare, janë sfida të vjetra dhe të reja, për fëmijët e të njëjtës tokë", theksoi Rama.

Rama ka shtuar më tej se fitorja është e Shqipërisë dhe merita është e njerëzve të zakonshëm të vendit, "ndërsa e jona është barra e madhe e përgjegjësisë".

Sipas të dhënave paraprake të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nga 98.94 për qind e votave të numëruara në rang vendi, PS ka fituar 74 mandate gjithsej për legjislaturën e re të Kuvendit të Shqipërisë, duke siguruar shumicën për krijimin e vetme të qeverisë, nga 71 deputetë që nevojiten.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın