Politikë

SHBA, debat i zjarrtë në ballafaqimin e parë mes Trump dhe Clinton

Me debat të zjarrtë kaloi ballafaqimi i mbrëmshëm mes kandidatëve presidencialë Clinton dhe Trump të cilët treguan dallime të mëdha pothuajse në çdo aspekt të politikës

Michael Hernandez  | 27.09.2016 - Përdıtësım : 27.09.2016
SHBA, debat i zjarrtë në ballafaqimin e parë mes Trump dhe Clinton

Washington

WASHINGTON (AA) - Me debat të zjarrtë kaloi ballafaqimi mbrëmshëm i pari i drejtpërdrejtë mes kandidatëve presidencialë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), ku kandidatët Hillary Clinton (68) dhe Donald Trump (70) treguan dallime të mëdha në qasjet e tyre në pothuajse çdo aspekt të politikës, raporton Anadolu Agency (AA).

Në debatin e mbrëmshëm të mbajtur gjashtë javë para zgjedhjeve presidenciale në Universitetin Hofstra në New York, Trump veçanërisht kritikoi ish-Sekretaren e Shtetit për mbështetjen që ia kishte dhënë Marrëveshjes së Partneritetit Transpaqësor (TPP).

Trump marrëveshjen e ndërlidhi me ish-presidentin amerikan Bill Clinton, bashkëshortin e Hillary Clinton, duke e quajtur atë "Marrëveshja më e keqe e tregtisë ndonjëherë".

"Donald, unë e di nëse ti jeton me ndonjë realitet tëndin, por këto nuk janë fakte", u përgjigj Clinton.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın