Politikë

Skocia në pritje të Brexit për një referendum të dytë

Kryeministrja e Qeverisë Rajonale të Skocisë Nicola Sturgeon nuk dha një datë në lidhje me një referendum të mundshëm të dytë të pavarësisë në vendin e saj

Tayfun Salcı  | 09.03.2017 - Përdıtësım : 09.03.2017
Skocia në pritje të Brexit për një referendum të dytë

Londër

LONDËR (AA) - Kryeministrja e Qeverisë Rajonale të Skocisë Nicola Sturgeon nuk ka dhënë një datë në lidhje me një referendum të mundshëm të dytë të pavarësisë në vendin e saj por tha se do të veprojnë në përputhje me Brexit, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Kur do të qartësohen linjat kryesore të marrëveshjes së Mbretërisë së Bashkuar me Bashkimin Europian (BE) dhe dalja e saj nga BE-ja (Brexit), kjo është një kohë e arsyeshme për Skocinë që ta bëjë këtë zgjidhje, në rast se vendosim që të ndjekim këtë rrugë", ka deklaruar për BBC, Sturgeon lidhur me datën e një referendumi të ri.

Në lidhje me mendimet e disa politikanëve skocezë se referendumi do të mbahet në "vjeshtën e vitit 2018", tha se "Nuk e përjashtoj asnjë mundësi".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.