Politikë

Thaçi: BERZH ka projekte të rëndësishme për Kosovën

Presidenti i BERZH-it, Suma Chakrabarti në kuadër të vizitës së tij në Kosovë, sot u takua edhe me Presidentin e vendit, Hashim Thaçin

Sibel Vezaj  | 25.07.2016 - Përdıtësım : 26.07.2016
Thaçi: BERZH ka projekte të rëndësishme për Kosovën

Prishtinë

PRISHTINË (AA) - Presidenti i Bankës Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim (BERZH), Suma Chakrabarti në kuadër të vizitës së tij në Kosovë, sot u takua edhe me Presidentin e vendit, Hashim Thaçin, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një njoftim zyrtar nga Presidenca thuhet se Thaçi ka uruar presidentin Chakrabarti për rizgjedhjen e tij në postin udhëheqës të BERZH-it, duke e shprehur kënaqësinë për vazhdimin e bashkëpunimit si në kohën kur ishte kryeministër e ministër i jashtëm, ashtu edhe tash si President i vendit.

Duke vënë në dukje se deri më tani janë zbatuar dhe vazhdojnë të zbatohen gati 50 projekte, presidenti Thaçi u shpreh se “BERZH ka projekte të rëndësishme për Kosovën”.

Ndërkohë, Presidenti Chakrabarti theksoi angazhimin e organizatës që drejton ai, duke kushtuar një theks të veçantë për ekonominë e Kosovës, e cila përkundër sfidave po shënon rritje të vazhdueshme.

“Është koha për strategjinë e re të zhvillimit. Do të përqendrohemi në përkrahjen për sektorin privat, në sektorin e energjisë dhe efiçiencës, si dhe në ndërlidhjen duke investuar në infrastrukturë, hekurudha dhe rrugë”, u shpreh presidenti Chakrabarti.

Në fund, Presidenti Thaçi duke shprehur përkrahjen e tij për përpilimin e strategjisë së re zhvillimore u shpreh se “Roli i juaj në Kosovë është i pazëvendësueshëm, do të keni përkrahjen time të parezervë si president”.

Gjatë vizitës së tij, presidenti Chakrabarti sot u takua edhe me ministrin e Financave të Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın