Politikë

Zaev-Helborn: Maqedonia ka potencial për zhvillim ekonomik

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, ka pritur në një takim, delegacionin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), i kryesuar nga nënkryetari Piter Hellborn

Bekim Laci  | 04.07.2017 - Përdıtësım : 05.07.2017
Zaev-Helborn: Maqedonia ka potencial për zhvillim ekonomik Burimi: Qeveria e Maqedonisë

Shkup


SHKUP (AA) - Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, i shoqëruar nga përfaqësues të kabinetit qeveritar përgjegjës për fushën e ekonomisë, ka pritur në një takim, delegacionin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), i kryesuar nga nënkryetari Piter Hellborn pjesë e të cilit ka qenë edhe drejtori Ekzekutiv për Maqedoninë, Frans Vekers, me ç'rast është konstatuar një impuls pozitiv i qeverisë së re, për avancim ekonomik të vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Përfaqësuesit e BERZH-it, thuhet në njoftimin e kryeministrisë, kanë shprehur interesimin dhe gatishmërinë për të ndihmuar dhe mbështetur sektorin privat në Maqedoni përmes projekteve financiare të cilat ngërthejnë në vete zhvillimin dhe edukimin e kapaciteteve të kompanive, duke mbështetur investimet në infrastrukturë si dhe ndihmën profesionale në sferën e legjislacionit lidhur me vlerësimin e ecurisë ekonomike të vendit.

Kryeministri Zaev nga ana e tij, i ka thënë delegacionit të BERZH-it se qeveria e tij është e përkushtuar për zhvillim ekonomik duke hapur vende të reja pune, të paguara mirë.

“Nga këto arsye marrim në konsideratë të gjitha mundësitë bashkë me vendosmërinë tonë për të ndihmuar në zhvillimin e kompanive vendore. Jemi të vetëdijshëm se hapja e perspektivave euroatlantike do të paraqesë një nxitje të fortë për investimet e huaja, prandaj theksi ynë është te axhenda intensive e reformave e cila do të mundësojë këtë”, ka thënë Zaev.

Të dyja palët kanë shprehur vullnetin e tyre për të vazhduar bashkëpunimin përmes projekteve që mund të kontribuojnë në ngritjen e standardit jetësor të qytetarëve në Maqedoni.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın