Politikë

Zaev shpalos në Kuvend emrat e kandidatëve për zëvendësministra

Kryeministri Zoran Zaev, shpalosi para deputetëve në fillim të seancës emrat e propozuar nga partitë politike, për të cilët tha se janë emra të njohur dhe profesionistë

Bekim Laci  | 22.06.2017 - Përdıtësım : 22.06.2017
Zaev shpalos në Kuvend emrat e kandidatëve për zëvendësministra Fotoreporter: Dursun Aydemir/AA

Üsküp

SHKUP (AA) - Kuvendi i Maqedonisë, ka nisur sot debatin për zgjedhjen e zëvendësministrave në qeverinë e drejtuar nga Zoran Zaev, raporton Anadolu Agency (AA). 

Kryeministri Zoran Zaev, shpalosi para deputetëve në fillim të seancës emrat e propozuar nga partitë politike, për të cilët tha se janë emra të njohur dhe profesionistë. 

Zëvendësministër i Mbrojtjes është propozuar Bekim Maksuti, për Punë të Brendshme është propozuar Agim Nuhiu, në dikasterin e Drejtësisë, Oliver Ristovski, zëvendësministre për Punë të Jashtme është propozuar Arta Toçi, në dikasterin e Financave, Shiret Elezi, ndërsa i Ekonomisë Kire Naumov. 

Vllaste Dimkoviq është propozuar zëvendësministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Goce Çakarovski i Shëndetësisë, Visar Ganiu i Arsimit dhe Shkencës, Elmi Aziti i Punës dhe Politikës Sociale, Dejan Pavleski i Vetëqeverisjes Lokale, Vlladimir Lazovski i Kulturës. Aleksandar Bajdevski i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Remzi Mehmedi i Transportit dhe Lidhjeve, ndërsa Jani Makraduli i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor. 

Kryeministri Zaev theksoi edhe se qeveria e tij do të orientohet në reforma dhe përparimin e jetës së përgjithshme të qytetarëve. 

Në seancën e sotme të Kuvendit të Maqedonisë pritet të votohet nisma qytetare për ndryshim të Ligjit për marrëdhënie të punës, me të cilën kërkohet vazhdim i pushimit të lindjes nga 9 në 18 muaj.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.