Shkencë dhe Teknologji

Ekuipazhi i ri mbërrin në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar

Agjencia amerikane e kërkimeve hapësinore (NASA) ka njoftuar se astronautët amerikan Mark Vande Hei dhe Joe Acaba dhe kosmonauti rus Alexander Misurkin kanë mbërritur në ISS

Emre Aytekin  | 13.09.2017 - Përdıtësım : 13.09.2017
Ekuipazhi i ri mbërrin në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar Burimi: nasa.gov

Ankara

ANKARA (AA) – Tre astronautët të cilët u nisën në udhëtimin e tyre për t'iu bashkangjitur ekipit në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS), kanë arritur në destinacionin e tyre, raporton Anadolu Agency (AA). 

Agjencia amerikane e kërkimeve hapësinore (NASA) ka njoftuar se astronautët amerikan Mark Vande Hei dhe Joe Acaba dhe kosmonauti rus Alexander Misurkin kanë mbërritur në ISS.

Ekuipazhi në orët e mëngjesit fluturoi nga baza ajrore Baykonur në Kazakistan.

Hei, Acaba dhe Misurkin iu bashkangjitën astronautit amerikan Randy Bresnik dhe inxhinierit rus Sergej Ryazanskiy dhe italianit Paolo Nespoli. 

Në katër muajt e ardhshëm, ekipi do të kryejë më shumë se 250 teste në fushat e biologjisë, gravitetit, fizionomisë njerëzore, materialeve sintetike, e kështu me radhë. 

Bresnik, Ryazanskiy dhe Nespoli do të rikthehen në Tokë në dhjetor, kurse anëtarët e rinj do të qëndrojnë në stacion deri në shkurt të vitit 2018.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın