Shkencë dhe Teknologji

Yahoo: Tre miliardë llogaritë tona janë prekur në vjedhjen e vitit 2013

Deklarata e fundit është ndryshe nga deklarata e dhënë në dhjetor 2016, ku thuhej se janë prekur mbi një miliard llogari

Övünç Kutlu  | 04.10.2017 - Përdıtësım : 04.10.2017
Yahoo: Tre miliardë llogaritë tona janë prekur në vjedhjen e vitit 2013

New York

NEW YORK (AA) - Kompania e internetit Yahoo, tha të martën se të gjitha tre miliardë llogaritë e saj kanë pësuar nga vjedhja në sistemin e të dhënave në vitin 2013, që është tre herë më shumë nga që u deklarua fillimisht, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë të Yahoo-s, e cila tashmë është blerë nga gjiganti teknologjik “Verizon”, thuhet se të gjitha adresat e Yahoo-s janë prekur nga vjedhja e të dhënave që ndodhi në gusht të vitit 2013, që është ndryshe nga deklarata e dhënë në dhjetor 2016, ku thuhej se janë prekur mbi një miliard llogari.

"Pas blerjes së Yahoo-s nga Verizon dhe gjatë procesit të integrimit, kompania fitoi informata të reja dhe tani pas një hetimi të kryer me ndihmën e ekspertëve të jashtëm, beson se të gjitha llogaritë e përdoruesve të Yahoo-s janë prekur nga vjedhja e gushtit 2013", thuhet në deklaratë.

Yahoo njofton se tashmë ka filluar dërgimin e njoftimeve në adresat e përdoruesve të prekur, pasi hetimi i kryer ka nxjerrë në dritë se gjatë vjedhjes të të dhënave nuk është vjedhur fjalëkalimi në formë të shkronjave, të dhënat nga kartelat bankare ose të dhëna tjera bankare.

Në qershor të këtij viti Yahoo i shiti kompanisë Verizon për 4.48 miliardë dollarë pjesën më të madhe të bizneseve të saj, përveç aksioneve në “Alibaba Group” dhe “Yahoo Japan” të cilat tashmë quhen Altaba.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın