Shëndetësi, Shkencë dhe Teknologji

Mikrobet e Antarktidës mund të ndikojnë në studimet për evolucionin e viruseve

Një hulumtim i realizuar për 18 muaj nga shkencëtarët e Australisë, zbuloi se disa mikrobe brenda tyre përmbajnë rrethore të vogla të plasmideve të molekulave të ADN-së

Gamze Türkoğlu Oğuz  | 22.08.2017 - Përdıtësım : 23.08.2017
Mikrobet e Antarktidës mund të ndikojnë në studimet për evolucionin e viruseve

Ankara

ANKARA (AA) – Mikrobet e Antarktidës të cilët jetojnë në liqenet me ujë të kripur mund të hedhin dritë për evolucionin e viruseve, transmeton Anadolu Agency (AA). 

Një hulumtim i realizuar për 18 muaj nga shkencëtarët e Australisë, rezultatet e të cilit u publikuan në revistën "Nature Microbiology", zbuloi se disa mikrobe brenda tyre përmbajnë rrethore të vogla të plasmideve të molekulave të ADN-së. 

Shkencëtarët thonë se plasmidet të cilët mund të derivohen në mënyrë të pavarur nga qeliza nikoqire, mund të ndihmojnë në rritjen e viruseve dhe mbijetesën e tyre dhe që ky hulumtim mund të hedhë dritë për evolucionin e viruseve. 

Udhëheqësi i hulumtimit, profesor në Universitetin UNSW Sydney, Rick Cavicchioli thotë se plasmidët e zbuluara te mikrobet e Antarktidës mund të ndryshojnë ashtu si viruset dhe që prodhojnë proteina të cilat hyjnë në murin qelizor. 

Edhe mjekja Susanne Erdmann thotë se ky zbulim lë përshtypjen se disa viruse evulohen nga plasmidët. 

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın