Shëndetësi

Nigeri, epidemia e meningjitit është vënë nën kontroll

Sipas të dhënave të Qendrës për Kontrollim të Sëmundjeve të Nigerisë (NCDC), që nga viti 2016 e deri më tani në vend janë hasur 14.518 raste të meningjitit

Gökhan Kavak  | 30.06.2017 - Përdıtësım : 30.06.2017
Nigeri, epidemia e meningjitit është vënë nën kontroll

Abuja

ABUJA (AA) - Ministri i Shëndetësisë së Nigerisë, Isaac Adewole, njoftoi se epidemia e meningjitit është vënë nën kontroll, transmeton Anadolu Agency (AA).

Adewole në deklaratën e tij me shkrim, në lidhje me epideminë e cila ishte përhapur në 25 shtete të vendit tha se, "Epidemia e meningjitit në vend është vënë nën kontroll. Në periudhën prej 23 javëve kur është shfaqur dhe ka infektuar epidemia kanë humbur jetën 1166 persona."

Sipas të dhënave të Qendrës për Kontrollim të Sëmundjeve të Nigerisë (NCDC), që nga viti 2016 e deri më tani në vend janë hasur 14.518 raste të meningjitit.

Zyrtarët theksojnë se në përfundimin e sëmundjes kanë ndikuar kushtet e motit në vend, dhe se me rritjen e temperaturave sëmundja përsëri mund të përbëjë kërcenim, por janë marrë masat e duhura.

Sëmundja e cila fillon nga truri dhe më pas ndikon të gjithë trupin, transmetohet nëpërmjet ajrit dhe mund të çojë deri në vdekje.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın