Shëndetësi

Rritet bashkëpunimi Kosovë-Turqi në fushën e shëndetësisë

Zv/ministri Sadiku informoi delegacionin nga Universiteti Bezmialem për sistemin e shëndetësinë në Kosovë si dhe për reformat në shëndetësi

Figen Shaban  | 10.03.2017 - Përdıtësım : 11.03.2017
Rritet bashkëpunimi Kosovë-Turqi në fushën e shëndetësisë

Prishtinë

PRISHTINË (AA) - Zëvendësministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Izet Sadiku, priti në takim një delegacion nga Universiteti i Fondacionit Bezmialem nga Turqia, ku u bisedua për bashkëpunimin e mëtejshëm në mes universiteteve-fakulteteve në Kosovë dhe Universitetit Bezmialem në fushën e shërbimeve shëndetësore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një komunikatë të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë së Kosovës, thuhet se zv/ministri Sadiku informoi delegacionin e kryesuar nga rektorja Rumejsa Kazancıoglu dhe zv/rektori Ibrahim Tuncaj nga Universiteti Bezmialem për sistemin e shëndetësinë në Kosovë si dhe për reformat në shëndetësi.

Sadiku gjithashtu tha se që nga viti 2009 e deri tani, iu është mundësuar që çdo vit 100 pacientëve kosovar të trajtohen në spitalin Bezmialem të Stambollit. Gjithashtu u theksua se numri i këtyre pacientëve që do të trajtohen në këtë spital, do të arrijë në 200. Sadiku po ashtu tha se MSH po punon që të krijohen kushte që pacientët të trajtohen në Kosovë.

Ndërkohë janë planifikuar të zhvillohen edhe disa aktivitete me punë të përbashkët siç janë, bashkëpunimi në fushën edukative-hulumtuese në mes të fakulteteve të mjekësisë dhe Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe Universitetit Privat Bezmialem.

Po ashtu është cekur edhe mundësia e studimit të studentëve nga Kosova në këtë universitet, të cilët do të kenë mundësinë të marrin bursa si dhe 20 pacientëve me gjendje më të vështirë sociale do t'u mundësohet trajtimi shëndetësor falas.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın