Shëndetësi

SHBA aprovon terapinë me gjene për shërimin e leuçemisë

Veprimi historik i Administratës për Ushqim dhe Barëra (FDA) lejon një trajtim të ri që përdor gjakun e pacientit që vuan nga leucemia për të sajuar një metodë e cila sulmon kancerin

Barry Eitel  | 31.08.2017 - Përdıtësım : 01.09.2017
SHBA aprovon terapinë me gjene për shërimin e leuçemisë

San Francisko

SAN FRANCISCO (AA) - Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) njoftuan të mërkurën se kanë miratuar një terapi gjenetike me qeliza, e cila si e tillë në SHBA do të zbatohet për herë të parë, raporton Anadolu Agency (AA).

Veprimi historik i Administratës për Ushqim dhe Barëra (FDA) lejon një trajtim të ri që përdor gjakun e pacientit që vuan nga leuçemia për të sajuar një metodë e cila sulmon kancerin.

Në të shumtën e rasteve, shkencëtarët e quajnë këtë terapi si “ilaç i gjallë” sepse përfshin përdorimin e qelizave imune të modifikuara gjenetikisht, të marra nga pacienti.

Ilaçi Kymriah është prodhuar nga kompania “Novartis Pharmaceuticals” dhe Universiteti i Pensilvanias dhe i njëjti do të mund të përdoret te fëmijët dhe tek të rinjtë deri në moshën 25 vjeçare të cilët vuajnë nga leuçemia akute lymfoblastike (ALL), që është kanceri më i përhapur tek fëmijët në SHBA.

“Po tejkalojmë një kufi të ri në inovacionin mjekësor me aftësinë për të riprogramuar qelizat e një pacienti për të sulmuar një kancer vdekjeprurës", tha komisioneri i FDA-së, Scott Gottlieb, i cili në këtë post u emëruar nga presidenti amerikan Donald Trump.

Ai tha më tej se teknologjitë e reja siç janë terapitë me gjene dhe qeliza kanë potencialin për të transformuar mjekësinë dhe të trajtojnë shumë sëmundje të rënda vdekjeprurëse.

Novartis tha se ky trajtim i sëmundjes së leuçemisë ka shkallën e suksesit prej 83 për qind.

Instituti Kombëtar i Kancerit vlerëson se 3.100 pacientë diagnostikohen çdo vit me leuçemi e cila mund të shfaqet në forma të ndryshme. 

Më pak se 10 për qind e pacientëve me formën më të zakonshme të leuçemisë mbijetojnë më shumë se pesë vjet nën regjimet aktuale të trajtimit, tha Novartis.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın