Shëndetësi

Shqipëri, një tjetër person humb jetën nga virusi i gripit

Ky është rasti i katërt i konfirmuar nga Ministria Shëndetësisë për personat që kanë ndërruar jetë nga ky virus

Fatjon Cuka  | 13.01.2017 - Përdıtësım : 14.01.2017
Shqipëri, një tjetër person humb jetën nga virusi i gripit

Tiranë

TIRANË (AA) - Në Shqipëri edhe një tjetër person ka humbur jetën nga virusi i gripit, duke e rritur në 4 numrin e viktimave që kanë humbur jetën nga ky virus, raporton Anadolu Agency (AA).

"Ministria e Shëndetësisë informon se ka ndërruar jetë pacienti me inicialet S. K., 76 vjeç, banues në Tiranë, i shtruar në Spitalin Universitar 'Shefqet Ndroqi', i cili në përgjigje të mostrave të ekzaminuara nga Instituti i Shëndetit Publik ka rezultuar pozitiv për virusin e gripit të stinës AH3N2", thuhet në njoftimin e MSH-së të publikuar sot.

Ky është rasti i katërt i konfirmuar nga Ministria Shëndetësisë për personat që kanë ndërruar jetë nga ky virus, të cilët, përveç sëmundjeve të tjera, kanë rezultuar të prekur edhe nga virusi i gripit të stinës.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın