Sport

Ndeshja Kosovë-Islandë përfundon me rezultatin 1-2

Kosova ndodhet në grupin I, së bashku me Kroacinë, Turqinë, Islandën, Finlandën dhe Ukrainën

Malik Hasa  | 25.03.2017 - Përdıtësım : 25.03.2017
 Ndeshja Kosovë-Islandë përfundon me rezultatin 1-2 ( Olsi Shehu/AA )

Shkodër

SHKODËR (AA) – Ka përfunduar me rezultatin 1-2 ndeshja Kosovë-Islandë, e vlefshme për eliminatorët e Kampionatin Botëror “Rusi 2018’’, raporton Anadolu Agency (AA). 

Edhe pse jo i mbushur krejtësisht, stadiumi "Loro Boriçi" në Shkodër ishte mbushur me flamujt e Kosovës nga sportdashës të shumtë të cilët kishin ardhur nga treva të ndryshme. Ndërkohë të pranishme në mesin e tifozëve të shumtë ishin edhe simbolet kombëtare si dhe flamuri i Shqipërisë. 

Një aksion i shpejtë në minutat e para të takimit ka ndezur tifozerinë kosovare. 

Përfaqësuesja e Kosovës ka bërë një paraqitje të mirë, ndërkohë goli i parë për Islandën ka ardhur në minutën e 25-të nga Gylfi Sigurdson. Ndërkohë skuadra mike ka dyfishuar rezultatin në minutën e 35-të me anë të të njëjtit futbollist. 

Pjesa e dytë ka vazhduar me epërsinë e skuadrës së Kosovës, ndërsa goli për ta ka ardhur në minutën e 53-të dhe është shënuar nga Nuhiu. Kosova ka patur edhe raste të tjera për të shënuar, por pa rezultat. 

Kosova ndodhet në grupin I, së bashku me Kroacinë, Turqinë, Islandën, Finlandën dhe Ukrainën.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın