Sport

Wawrinka në gjysmëfinale

Në kategorinë single për meshkuj në kampionatin e tenisit Australian Open, zvicerani Wawrinka u kualifikua në gjysmëfinale duke mposhtur kundërshtarin francez Tsonga

Serhat Bağbars  | 24.01.2017 - Përdıtësım : 24.01.2017
 Wawrinka në gjysmëfinale

Stamboll

STAMBOLL (AA) - Tenisti zviceran Stanislas Wawrinka ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinalen e grand slamit të parë të stinorit Australian Open në kategorinë single për meshkuj, duke e mposhtur kundërshtarin francez Jo-Wilfried Tsonga me rezultat 3-0 në sete, raporton Anadolu Agency (AA).

Në ndeshjen e çerekfinales në kuadër të turneut Australian Open që organizohet në Melburn të Australisë, tenisti numër 4 në botë Wawrinka, i cili ka të fituar një trofe në këtë kampionat, u përball me tenistin e katërt në rang listën botërore, francezin Tsonga.

Wawrinka arriti ta sigurojë kalimin në gjysmëfinale duke e fituar ndeshjen 3-0 në sete, 7-6, 6-4 dhe 6-3.

Tenisti zviceran në gjysmëfinale do të përballet me fituesin e ndeshjes Mischa Zverev-Roger Federer. 

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.