Sport

Akomodimi në Shkup për UEFA Super Kupën, nga "zero" deri në 4 mijë euro

Një grup entuziastësh të rinj nga komuniteti “WeTalkIT” krijuan një platformë online, ku qytetarët e Maqedonisë mund të ofrojnë akomodim falas për tifozët e huaj gjatë kohës së Super Kupës

Admir Fazlagikj  | 25.07.2017 - Përdıtësım : 26.07.2017
Akomodimi në Shkup për UEFA Super Kupën, nga "zero" deri në 4 mijë euro

Skopje

SHKUP (AA) – Ndeshja finale e Super Kupës së Evropës (UEFA Super Cup), e cila do të zhvillohet në arenën kombëtare “Filipi i dytë” në Shkup mes Manchester United dhe Real Madrid, klube futbollistike ndër më të mirat në botë, ditëve të fundit është temë kryesore jo vetëm në Maqedoni, por edhe në rajon dhe më gjerë, raporton Anadolu Agency (AA).

Përveç një euforie e tifozërisë që mbizotëron tek dashamirët e futbollit, në fokusin e publikut vendas dhe të huaj janë edhe çmimet e larta të akomodimit gjatë kohës së Super Kupës në hotelet e qytetit të Shkupit.

Në këtë kontekst, nëse doni që gjatë kohës së kësaj ndeshjeje spektakolare të akomodoheni në Shkup dhe nëse kërkoni rezervime në shërbimin online “booking.com”, mund të vërehet se pjesa më e madhe e hoteleve tashmë kanë mbetur pa dhoma të lira, ndërsa pjesa më e vogël e tyre raportojnë për një apo dy dhoma të lira. Çmimet për akomodim për një natë në periudhën nga 7 deri më 9 gusht shkojnë nga 80 deri në çmimin ekstrem të lartë 4 mijë euro për një natë.

Çmim më të ulët për akomodim ofrojnë hotelet me dy apo tre yje që ndodhen në periferi të qytetit, të cilat për një dhomë dyshe ofrojnë çmimin më të ulët prej 80 euro. Nga ana tjetër, në njoftimet-online mund të hasni akomodim me çmime edhe deri në 4 mijë euro, kryesisht në hotelet luksoze me pesë yje në qendër të qytetit dhe të cilat gjenden në afërsi të stadiumit ku do të zhvillohet ndeshja e Super Kupës.

Qytetarët e Shkupit ofrojnë akomodim falas për Super Kupën e Evropës

Këto çmime jashtëzakonisht të larta për akomodimin në Shkup shkaktuan reagime të shumta në publikun vendas dhe të huaj, duke i protestuar ashpër të njëjtat. Për shkak të rrethanave të këtilla, një grup entuziastësh të rinj nga komuniteti “WeTalkIT” krijuan një platformë online, ku qytetarët e Maqedonisë mund të ofrojnë akomodim falas për tifozët e huaj gjatë kohës së Super Kupës.

“Apelojmë tek të gjithë ata që janë në gjendje të ofrojnë strehim falas të klikojnë në ueb faqen tonë. Apelojmë edhe tek të gjithë ata që nuk janë në gjendje të ofrojnë strehim falas, por duan në njëfarë mënyre të mbështesin këtë iniciativë, të ndajnë lajmin me shoqërinë e tyre. Për shkak se projekti është burim i hapur, të gjithë zhvilluesit që duan ta përmirësojnë pozitën tonë janë të mirëseardhur ta bëjnë atë. Shpresojmë që të korrigjojmë imazhin e Shkupit”, thonë nga ‘WeTalkIT’.

Përmes identifikimit me anë të rrjetit social ‘Facebook’ dhe komunikimit përmes e-mail, mysafirët mund drejtpërdrejt t’i kontaktojnë pritësit, pas së cilës ata do të vendosin nëse do t’i pranojnë ose jo.

Qyteti i Shkupit apeloi që hotelet të ofrojnë çmime të arsyeshme

Në një konferencë të përbashkët për media me Federatën e Futbollit të Maqedonisë (FFM), e cila u mbajt javën e kaluar dhe në të cilën u shfaq video zyrtare ku Shkupi fton turistët të vijnë në ndeshjen spektakolare, duke u ofruar ajvar të shijshëm, kafe të fortë dhe çaj në Çarshinë e Vjetër, kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, theksoi se qyteti i Shkupit nuk ka marrë ankesë zyrtare, sepse hotelet janë subjekte private që vet i vendosin çmimet e shërbimeve. Mirëpo, Trajanovski shtoi se kjo nuk është mirë për imazhin e Shkupit.

“Do të humb Qyteti i Shkupit, vet hotelierët por edhe Republika e Maqedonisë, sepse kemi një nga stadiumet më të mira në rajonin më të ngushtë, prandaj nëse nuk shfaqemi në nivelin e duhur në aspektin e hotelerisë, kam frikë se do të mund të humbasim në të ardhmen ndonjë organizim sportiv të nivelit evropian, por edhe botëror”, tha Trajanovki, duke shtuar se çmimet e larta mund të detyrojnë tifozët e huaj të akomodohen në Sofje ose Selanik.

Shkupi më 8 gusht do të jetë nikoqir i dy klubeve më të mira evropiane, fituesve të sezonit të kaluar në Ligën e Kampionëve dhe atij në Europa Ligës. Ndeshja mes klubit anglez Manchester United dhe atij spanjoll Real Madrid do të zhvillohet në arenën kombëtare “Filipi i dytë”, e cila ka një kapacitet prej 34 mijë ulëseve.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın