Sport

Arbitër nga Maqedonia për miqësoren Shqipëri-BeH

Në një njoftim nga FSHF është konfirmuar se arbitër i kësaj ndeshjeje është Dimitar Meckarovski dhe 2 asistentët e tij janë Dejan Nedelkoski dhe Goce Petreski nga Maqedonia, ndërsa arbitër i katërt është Enea Jorgji

Fatjon Cuka  | 21.03.2017 - Përdıtësım : 21.03.2017
Arbitër nga Maqedonia për miqësoren Shqipëri-BeH

Tiranë

TIRANË (AA) - Janë përcaktuar gjyqtarët e miqësores midis Kombëtares së Shqipërisë dhe përfaqësueses së Bosnjë e Hercegovinës në futboll, që do të luhet më 28 mars në stadiumin “Elbasan Arena”, ku ndeshja në fjalë do të gjykohet nga një arbitër nga Maqedonia, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një njoftim zyrtar nga Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) është konfirmuar se arbitër i kësaj ndeshjeje është Dimitar Meckarovski dhe 2 asistentët e tij janë Dejan Nedelkoski dhe Goce Petreski nga Maqedonia, ndërsa arbitër i katërt është Enea Jorgji.

Ndeshja e 28 marsit është përballja e pestë midis dy kombëtarëve.

Kujtojmë se Shqipëria do të luaj edhe ndeshjen me Italinë e vlefshme për eliminatoret e Kupës së Botës “Rusi 2018”, më 24 mars në Itali, në stadiumin “Renzo Barbera” Palermo.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın