Sport

Avioni i Fenerbahçes bën ulje emergjente në Budapest

Ekipi futbollistik turk Fenerbahçe nuk kaloi një fluturim të qetë për në Britani të Madhe për ndeshjen me Manchester United-in

Bülent Aslan  | 19.10.2016 - Përdıtësım : 20.10.2016
Avioni i Fenerbahçes bën ulje emergjente në Budapest

Stamboll

STAMBOLL (AA) - Ekipi futbollistik turk Fenerbahçe nuk kaloi një fluturim të qetë për në Britani të Madhe për ndeshjen me Manchester United-in e vlefshme për fazën e grupeve të UEFA Europa League, raporton Anadolu Agency (AA).

Avioni që transportonte ekipin 'verdhë e kaltër' të Fenerbahçes bëri ulje të detyruar në aeroportin e Budapestit për shkak se në xhamin e kabinës së pilotit u përplas një zog.

Në deklaratën e klubit të Fenerbahçes thuhet se në avion ishin presidenti i klubit Aziz Yıldırım, drejtuesit dhe futbollistët kur në pjesën e jashtme të xhamit të kabinës së pilotit u përplas një zog.

Për shkaqe të sigurisë avioni u detyrua të bëjë ulje emergjente në aeroportin e Budapestit në Hungari.

Ndër të tjera theksohet se tek ekipi nuk ka ansjë situatë shqetësuese dhe se një avion tjetër është nisur nga Turqia për të dërguar ekipin në Manchester.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın