Sport

Azarenka tërhiqet nga Australian Open

Azarenka e cila që nga Wimbledon 2017 është jashtë terreneve të tenisit, është tërhequr nga Australian Open për shkak të procesit gjyqësor për kujdestarinë e djalit të saj Leo, të cilin e solli në jetë në dhjetor të 2016

Hüseyin Burak Demirer  | 08.01.2018 - Përdıtësım : 09.01.2018
Azarenka tërhiqet nga Australian Open

Ankara

ANKARA (AA) – Ish-numri 1 i renditjes botërore në tenisin për femra, Victoria Azarenka, nuk do të marrë pjesë në turneun e parë Grand Slam të sezonit, Australian Open, transmeton Anadolu Agency(AA).

Sipas njoftimit të publikuar nga Asociacioni i Tenisteve Femra (WTA), Azarenka e cila që nga Wimbledon 2017 është jashtë terreneve të tenisit, është tërhequr nga Australian Open për shkak të procesit gjyqësor për kujdestarinë e djalit të saj Leo, të cilin e solli në jetë në dhjetor të 2016.

Tenistja bjelloruse, momentalisht e pozicionuar në vendin e 210-të në renditjen botërore dhe kampione e viteve 2012 dhe 2013, ka pranuar ftesë speciale nga organizatorët e Australian Open.

Në vend të 28 vjeçares Azarenka, në turne u ftua e pozicionuara në vendin 108-të në renditjen botërore, Ajla Tomljanovic. Ndryshe, turneu i parë Grand Slam i sezonit, Australia Open, do të fillojë më 15 janar. 

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın