Sport

Barcelona njoftoi largimin e Mascherano-s

Në një njoftim të lëshuar nga Barcelona, bëhet e ditur se për largimin e futbollistit 33 vjeçar, i cili ka luajtur 7,5 sezone në këtë klub, nesër do të zhvillohet një ceremoni

Serhat Bağbars  | 23.01.2018 - Përdıtësım : 24.01.2018
Barcelona njoftoi largimin e Mascherano-s

Stamboll

STAMBOLL (AA) - Klubi futbollistik i Barcelonës, njoftoi largimin e futbollistit të tyre argjentinas, Javier Mascherano, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një njoftim të lëshuar nga Barcelona, bëhet e ditur se për largimin e futbollistit 33 vjeçar, i cili ka luajtur 7,5 sezone në këtë klub, nesër do të zhvillohet një ceremoni.

Në ceremoninë e cila do të transmetohet drejtpërdrejt nga ueb faqja zyrtare e klubit, do të marrin pjesë kryetari i klubit Josep Maria Bartomeu si dhe miqtë e futbollistit.

Mbrojtësi argjentinas pas Lionel Messi, Phillip Cocu dhe Dani Alves, është futbollisti i 4-të i huaj që ka veshur më së shumti fanellën e Barcelonës.

Ai që nga arritja e tij në vitin 2010 neë Barcelonë, në 334 ndeshje shënoi një gol.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın