Sport

Beckham: Jam shumë i lumtur me përkushtimin e Zidane

Kam parë lojën ekipore që më bën krenar. Jam shumë i lumtur kur shoh se si Zidane bën punën aq mirë. Të gjithë e duan Zidane, ka thënë Beckham

Dejan Maksimoviç  | 26.07.2017 - Përdıtësım : 26.07.2017
Beckham: Jam shumë i lumtur me përkushtimin e Zidane

Los Angeles

LOS ANGELES (AA) - David Beckham, ish lojtari i shkëlqyeshëm i futbollit anglez, vizitoi ekipin dhe stafin teknik të Real Madridit, i cili ndodhet në SHBA për t'u përgatitur për sezonin e ardhshëm. Beckham ka thënë se është i kënaqur me atë se si Zinedine Zidane e drejton ish-klubin e tij nga pankina, raporton Anadolu Agency (AA).

Zidane për më pak se dy sezone në stol me "klubin mbretëror", arriti të fitojë pesë trofe, në mesin e tyre dy tituj në Ligën e Kampionëve dhe titullin e kampionit të Spanjës.

Beckham në periudhën prej vitit 2003 deri 2007 ka pasur kënaqësinë që brenda një periudhe së bashku me Zidane të vesh fanellën e Real Madridit, kurse gjatë vizitës në Los Angeles, theksoi se ishte i kënaqur me mënyrën se si ish-bashkëlojtari i tij e drejton ekipin.

"Sezoni i kaluar ishte i veçantë. Muajt ​​e fundit kanë qenë të mahnitshëm. Kam parë lojën ekipore që më bën krenar. Jam shumë i lumtur kur shoh se si Zidane bën punën aq mirë. Të gjithë e duan Zidane", ka thënë Beckham për faqen e internetit të Klubit.

Beckham gjatë karrierës së tij, përveç për Realin ka luajtur edhe për Manchester United, Preston, LA Galaxy, Milan dhe Paris Saint-Germain.




Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.