Sport

Beshiktashi për herë të dytë radhazi kampion i Turqisë

Klubi bardhezi, i cili hyri në javën e 33-të me katër pikë epërsi ndaj vendit të dytë, Medipol Bashakshehirit, shfrytëzoi këtë epërsi kundër Gazantepsporit, duke u shpallur kampion një javë përfundimit të stinorit

Ercan Doğan  | 29.05.2017 - Përdıtësım : 29.05.2017
Beshiktashi për herë të dytë radhazi kampion i Turqisë

Stamboll

STAMBOLL (AA) - Klubi turk i futbollit Beshiktash është shpallur kampion i Super Ligës së Turqisë pasi në javën e 33-të të ka mposhtur si mysafir ekipin e Gaziantepsorit me rezultatin 4-0, raporton Anadolu Agency (AA).

Klubi bardhezi, i cili hyri në javën e 33-të me katër pikë epërsi ndaj vendit të dytë, Medipol Bashakshehirit, shfrytëzoi këtë epërsi kundër Gazantepsporit, duke u shpallur kampion një javë përfundimit të stinorit.

Beshiktashi pjesën e parë të ndeshjes e përfundoi me rezultatin 2-0, me golat e Ryan Babel në minutën e gjashtë, dhe atë të Oğuzhan Özyakup në minutën e 39-të.

Edhe pjesën e dytë Beshiktashi e vazhdoi me kontroll të lojës, duke e ngritur rezultatin në 4-0 me dy golat e Anderson Talisca në minutën e 66-të dhe atë të 76-të.

Në këtë mënyrë, një javë para përfundimit të javës së fundit të ndeshjeve në ligë, Beshiktashi ka ngritur numrin e pikëve në 74, ndërsa Medipol Bashakshehir ngelet me 70 pikë.

Ky është kampionati i 15-të i fituar nga Beshiktashi në historinë e tij, teksa drejtori teknik i ekipit, Şenol Güneş, ka kaluar në historinë e klubit si drejtori teknik i parë vendas që i sjellë dy herë radhazi kampionatin Beshiktashit.

Beshiktashi po ashtu i ka dhënë fund pauzës prej 24 stinorësh pa kampionate të njëpasnjëshme. Së fundmi, Beshiktashi kishte arritur këtë sukses, duke fituar kampionatin dy herë radhazi në vitet 1991-1992.

Duke përfunduar në vendin e parë në Super Ligën e Turqisë, Beshiktashi sërish siguroi pjesëmarrjen në garën e Ligës së Kampionëve. Kështu, Beshiktashi do të marrë pjesë për herë të shtatë në garën më të madhe të futbollit evropian. 



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın