Sport

Brazil, në një ndeshje arbitri tregon 9 kartonë të kuq

Në ndeshjen mes Vitoria dhe Bahia, arbitri tregoi 9 kartonë të kuq

Serhat Bağbars  | 19.02.2018 - Përdıtësım : 19.02.2018
Brazil, në një ndeshje arbitri tregon 9 kartonë të kuq

Stamboll

STAMBOLL (AA) - Në ndeshjen mes Vitoria dhe Bahia në Ligën braziliane Baiano, arbitri tregoi 9 kartonë të kuq, transmeton Anadolu Agency (AA).

Vitoria ishte nikoqire e ndeshjes së javës së 6-të me Bahia, ku me golin e Denilson në minutën e 34, pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me rezultat 1-0.

Në minutën e 50-të Bahia arriti të barazojë me golin e Vinicius nga penalltia. Shfaqja e gëzimit të Vinicius ndaj tribunave pas golit, shkaktoi reagimin e disa futbollistëve të Vitoria.

Pas grindjes në mes të futbollistëve të të dyja klubeve, arbitri i ndeshjes i tregoi karton të kuq futbollistëve Denilson, Kanu, Rhanyer nga Vitoria dhe Edson, Rodrigo Nascimento Franca, Fonseca dhe Vinicius nga Bahia.

Ndërsa pasi që në minutën e 78-të Uillian dhe në 81 Bruno nga Vitoria u ndëshkuan me karton të kuq, arbitri e ndërpreu ndeshjen që ishte duke vazhduar me rezultat 1-1.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın