Sport

Carrick vazhdon kontratën me Manchester United

Carrick ka nënshkruar kontratë të re një vjeçare dhe kjo është një gjë e mirë”, tha Paddy Crerand

Dejan Maksimoviç  | 31.05.2016 - Përdıtësım : 31.05.2016
Carrick vazhdon kontratën me Manchester United

Sarajevo

SARAJEVË (AA) – Mesfufori Michael Carrick (34) ka vazhduar kontratën me klubin e tij Manchester United, të cilën javën e kaluar e mori trajneri Jose Mourinho, raporton Anadolu Agency (AA).

Carrick-ut, i cili në klubin nga Old Traford është plot dhjetë vite, kontrata aktuale i skandon këtë verë. Ndonëse nuk kishte konfirmim zyrtar nga klubi, të hënën MUTV publikoi lajmin se Carrick ka nënshkruar kontratë të re një vjeçare.

“Të hënën ndodhi diçka e rëndësishme që askush nuk e ka përmendur. Carrick ka nënshkruar kontratë të re një vjeçare dhe kjo është një gjë e mirë”, tha për mediat britanike Paddy Crerand, i cili dikur ka regjistruar 300 paraqitje për United.

Më herët të hënën me “djajtë e kuq” e vazhduan kontratën edhe dy lojtarët e rinj. Bëhet fjalë për Marcus Rashford (18) dhe Cameron Bortwick-Jackson (19), të cilët nënshkruan kontrata deri në verën e vitit 2020.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.