Sport

Cristiano Ronaldo mbështetje për fëmijët Rohingya

Ronaldo mbështet organizatën joqeveritare “Sve the Children”, ndërsa në Twitter shkroi “Një botë në të cilën të gjithë i duam fëmijët tanë. Na ndihmoni, ju lutemi”

Serhat Bağbars  | 15.02.2018 - Përdıtësım : 16.02.2018
Cristiano Ronaldo mbështetje për fëmijët Rohingya Foto: Burak Akbulut / AA

Shkup

SHKUP (AA) – Lojtari i kombëtares së Portugalisë dhe njëherësh edhe i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, në rrjetin social Twitter shpërndau një fotografi mbështetje dhe bëri thirrje për ndihmë për fëmijët e muslimanëve Rohingya, raporton Anadolu Agency (AA).

Ronaldo mbështet organizatën joqeveritare “Save the Children”, ndërsa në Twitter shkroi “Një botë në të cilën të gjithë i duam fëmijët tanë. Na ndihmoni, ju lutemi”.

Futbollisti, i cili edhe më herët ofroi mbështetje për fëmijët sirianë dhe dhuroi ndihmë për familjet në Siri, në porosinë e re shtoi hashtag #Rohingya dhe #Refugee si dhe dy fotografi. Në njërën fotografi tregohet një njeri me fëmijën në krahë, ndërsa në tjetrën gjendet Ronaldo me katër fëmijët e tij.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın