Sport

Del Potro nuk do të marrë pjesë në Australian Open

Del Potro që nga viti 2010, kur ishte tenisti i katërt në botë, po bën një betejë të madhe me lëndimin e nyjes së dorës. Që atëhere është detyruar shpesh të pauzojë

Dejan Maksimoviç  | 24.12.2016 - Përdıtësım : 25.12.2016
Del Potro nuk do të marrë pjesë në Australian Open

Buenos Aires

BUENOS AIRES (AA) - Juan Martin del Potro, tenisti më i mirë argjentinas dhe fituesi i medaljes së argjendtë në Olimpiadën Verore në Rio de Janeiro, do të humbasë sezonin e parë të Grand Sllamit të ardhshëm, Australian Open, raporton Anadolu Agency (AA).

Përveç këtij turneu, Del Potro do, siç tha, për shkak të shqetësimit për shëndetin e tij do të mungojë edhe Auckland Classic në Zelandë të Re.

Del Potro që nga viti 2010, kur ishte tenisti i katërt në botë, po bën një betejë të madhe me lëndimin e nyjes së dorës. Që atëherë është detyruar shpesh të pauzojë, ndërsa ka munguar në pjesën më të madhe të sezonit 2014-2015.

Ai iu kthye tenisit në vitin 2016 duke arritur rezultate të mira, përfshirë medaljen e argjendtë në Rio dhe fitoren e Kupës Dejvis me Argjentinën.

Del Potro më parë gjatë kësaj jave ka bërë të ditur se është duke menduar rreth lëshimit të Australian Open, duke thënë: "Tenisi më ka pritur dy vite, prandaj mund të pres edhe një Australian Open".


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.