Sport

E teta e finales në Liga Evropa, spikat ndeshja Beshiktash-Olympiacos

Beshiktashi do të udhëtojë në Pire për të luajtur ndeshjen e parë më 9 mars, ndërsa ndeshja e kthimit do të luhet një javë më vonë, më 16 mars

Satuk Buğra Kutlugün  | 24.02.2017 - Përdıtësım : 25.02.2017
E teta e finales në Liga Evropa, spikat ndeshja Beshiktash-Olympiacos

Ankara

ANKARA (AA) –Në Nyon të Zvicrës të premten është hedhur shorti për të tetën e finales në garën e dytë për nga rëndësia në futbollin evropian për klube, të njohur me emrin Liga Evropa, në të cilin spikat ndeshja mes Beshiktashit turk dhe Olympiacosit grek, raporton Anadolu Agency (AA).

Beshiktashi do të udhëtojë në Pire për të luajtur ndeshjen e parë më 9 mars, ndërsa ndeshja e kthimit do të luhet një javë më vonë, më 16 mars. 

Kampioni aktual i Turqisë i cili më herët u eliminua nga Liga e Kampionëve, në këtë garë më së largu ka shkuar në sezonin 2002-03 kur u eliminua në çerekun e finales. 

Ndërkohë do të ketë një përballje të dy ekipeve gjermane, Schalke- Borussia Monchengladbach, dhe një takim tjetër ku do të luajnë dy ekipe belge, Genti kundër Genkut. 

Shorti i plotë 

Celta Vigo (Spanjë) - Krasnodar (Rusi) 

APOEL Nicosia (Qiproja Greke) - Anderlecht (Belgjikë) 

Schalke (Gjermani) - Borussia Monchengladbach (Gjermani)

Lyon (Francë) - Roma (Itali) 

Rostov (Rusi) - Manchester United (Angli) 

Olympiacos (Greqi) - Beshiktash (Turqi) 

Gent (Belgjikë) - Genk (Belgjikë)

FC Copenhagen (Danimarkë) - Ajax (Holandë) 

Takimet e para do të luhen më 9 mars, ndërsa ndeshjet e kthimit më 16 mars. 

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın