Sport

Enrique: Messi ka statistika të pabesueshme

"Statistika e Messit janë të pabesueshme. Tashmë është në një nivel të paarritur. Këtë do ta kuptojmë edhe më mirë në të ardhmen"

Mutlu Demirtaştan  | 20.03.2017 - Përdıtësım : 20.03.2017
Enrique: Messi ka statistika të pabesueshme

Stamboll

STAMBOLL (AA) - Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, ka deklaruar se ylli argjentinas Lionel Messi i cili me performancën e tij ka thyer çdo rekord, ka arritur statistika të pabesueshme, raporton Anadolu Agency (AA).

Enrique duke folur për mediat spanjolle, vlerësoi performancën e Messit, i cili u bë futbollisti i parë në La Liga, të tejkaloj pragun e 40 golave 8 sezone një pas një, me 2 gola të shënuar në ndeshjen kundër Valencia-s të cilën e fituan 4-2.

Trajneri spanjoll performanën e Messit e vlerësoi si të pabesueshme. "Gati ka thyer të gjitha rekordet dhe do të vazhdoj ti thyej. Është kënaqësi të shikosh atë. Statistikat e Messit janë të pabesueshme. Tashmë është në një nivel të paarritur. Këtë do ta kuptojmë edhe më mirë në të ardhmen."

Enrique gjithashtu duke folur edhe për mundësinë që të bëhen kampion këtë sezon, tha se "Vazhdon shansi ynë për kampion. Do të vazhdojmë të luftojmë. Do të mundohemi që të vlerësojmë ndonjë mundësi për të mbyllur dallimin e pikëve mes nesh dhe Real Madridit".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.